Karriera

Bëhu pjesë e Sophie Caffe! Bëhu pjesë e zhvillimit profesional të vetvetes nëpërmjet Nesh!

Sophie e ka nisur rrugëtimin e saj me një staf fillestar prej 13 vetash, ndërkohë sot numëron plot 200 të rinj të cilët punojnë cdo ditë me përkushtim për të ofruar shërbim dhe cilësi produkti. Pjesa më e madhe  e personelit tonë ka një jetëgjatësi në Kompani prej një mesatare 3-4 vite, sigurisht që pjesë e jona  është edhe stafi i fillimit me një periudhë 6-vjecare. Në gjithë këtë hark kohor Sophie ka kontribuar në ndërtimin profesional të stafit që në momentin kur ata i janë bashkuar rrugëtimit tonë. Jo të gjithë kanë pasur eksperiencën e duhur, për disa të tjerë ka qenë puna e parë dhe për ata që kanë pasur eksperienca të mirëfillta, i janë bashkangjitur fazës së trajnimeve të vazhdueshme për t’u zhvilluar mbi bazën e tre shtyllave kryesore që Sophie mbështetet që në zanafillën e saj: Komunikim\ Cilësi produkti\ Pastërti Ambjenti.  Pas gjithë përcjelljes së informacionit tek stafi, trajnimet teorike dhe trajnimet në terren, komunikimin e vazhdueshëm dhe  workshop-et e ndryshme, fshihet një punë e jashtëzakonshme nga ana e administratës për t’i ofruar punonjësve të saj zhvillim profesional. 

Por cfarë  është zhvillimi profesional i stafit?

Sukses për ne nuk  është hapja e ambjenteve fizike edhe pse në një hark kohor prej 6 vitesh ne jemi zhvilluar në 20 pika Sophie, suksesi jonë më i madh i atribuohet stafit dhe zhvillimit të tyre profesional. Zhvillim nënkupton  vetpërmirësim të vazhdueshëm në çdo  post pune që Sophie ofron, duke u rritur gradualisht në nivele të ndryshme.

Në Kompaninë tonë askush nuk qëndron në të njëjtin post pune, nëse ju shfaqni performancë në punë, seriozitet, përkushtim, jetëgjatësi dhe dashamirësi atëherë aty  është gjithmonë dikush për tu vlerësuar, për të vënë në dukje performancën tuaj dhe për tu ofruar rritje të përgjegjësive në nivele menaxhimi dhe administrimi rajonal.

Sophie  është një kompani me një strukturë korrekte e cila ndahet në departamente si:

  • Burimet Njerëzore
  • Zhvillimi i Trajnimeve të Stafit te Ri
  • Marketingu dhe Mediat Sociale
  • Eventet\ Cattering
  • Financa
  • Teknika
  • Logjistika e Transportit dhe Shpërndarjes së mallrave
  • Prodhimi\ Kuzhina Sophie

Pra nësë bëhesh pjesë e Kompanisë sonë ke mundësi që një punë të thjeshtë ta kthesh në një punë me perspektivë, në një punë që ke mundësi të shpalosësh pasionin dhe dëshirat për t’u vetzhvilluar dhe për të marrë përgjegjësi në menaxhimin e pikave ose në administrimin e Departamenteve që Sophie mbulon.

Bëhu pjesë e Sophie, përfito një eksperiencë të jashtëzakonshme, zhvillohu me ne!

– Meet Us –

Meet Us

[]
1 Step 1
Work Position
Years of Expernience
Working Hours
keyboard_arrow_leftPrevious
Nextkeyboard_arrow_right
FormCraft - WordPress form builder

Kontakt

AL, Rruga Papa Gjon Pali II, Tiranë 1001, Albania.

[email protected]

+355 69 706 5221

Lajmet & Ofertat e fundit

[]
1 Step 1
keyboard_arrow_leftPrevious
Nextkeyboard_arrow_right
FormCraft - WordPress form builder

Rrjetet Sociale

Copyright ©2019 All rights reserved Sophie Caffe | Designed by InfinitDev